E diel, 17 korrik 2011, NOA- Pas një udhëtimi të suksesshëm në Amerikën e Veriut William dhe Kate do të bëhen ambasadorë të biznesit të Britaninë së Madhe në botë.
Këtë lajm e konfirmon “Sunday Telegraph”, sipas së cilës Dukët e Kembrixh kanë pranuar ta shqyrtojnë propozimin e Ministrisë së Jashtme, për të promovuar jashtë vendit produktet dhe shërbimet “Made in United Kingdom”.
Ndërkohë sipas zërave të dalë nga Buckingham Palace, kjo gjë nuk ishte bërë ndonjëherë më parë dhe se Britania e Madhe nuk ishte përfaqësuar jashtë, por që me siguri theksohet se do ketë të reja lidhur me këtë çështje.
a.y/NOA