Leçe, 18 korrik, NOA – Ai ushtronte prej kohësh dhunë seksuale jo vetëm ndaj bashkëshortes, por edhe ndaj dy vajzave të tij, përkatësisht të moshave 10 dhe 12 vjeçare.
Një gjë e tillë, ka bërë që një emigrant shqiptar, i cili jetonte me familjen në Itali, të përfundojë në pranga, pas një denoncimi të kryer në polici nga gruaja e tij italiane.
Ngjarja e pazakontë raportohet nga mediat italiane, sipas të cilave, ajo ka ndodhur në Leçe dhe autori i saj është një 37-vjeçar shqiptar, i martuar me një shtetase italiane.
Sipas gjetjeve nga hetuesit, i ndaluari, shpesh në gjendje të dehur, ka abuzuar me gruan e tij, duke e gjuajtur madje edhe me objekte kërcënuese.
Në një rast madje, siç ajo ka denoncuar në polici, ai ka tentuar ta qëllojë edhe me një thikë.
Gruaja italiane madje ka rrëfyer se ai abuzonte me të seksualisht, duke e detyruar që t'i nënshtrohet seksit, duke e rrahur me shkelma dhe grushta dhe shtrirë me dhunë në shtrat.
Të njëjtin trajtim mësohet se ai detyronte që të bënin edhe vajzat e tij, me dhunë dhe kërcënime që të kryenin marrëdhënie seksuale me të.
Ai kishte arritur deri aty saqë t’i detyronte vajzat që të mos i thoshin asgjë askujt.
Ndërkaq, gruaja italiane ka dëshmuar se vetëm kohët e fundit u bë e vetëdijshme për realitetin e tmerrshme që kishin përjetuar edhe vajzat e saj, duke u tronditur.
Dy vajzat më pas, janë dëgjuar në prokurori, duke dhënë dëshminë e tyre.
n.e/NOA