Brazil, 18 Korrik NOA - E ardhmja e Amauri Carvalho de Oliveira mund të jetë në Brazil.
Sulmuesi 31-vjeçar i Juventusit pëlqehet shumë nga Flamengo dhe ka qenë vetë lojtari që ka pohuar këtë mundësi transferimi.
“Ditën e nesërme do të bisedoj me agjentin tim dhe do të më informojë më mirë mbi këtë ofertë të Flamengos – kanë qenë fjalët e tij për Globoesporte.com – Më është pohuar se ka pasur një kontakt dhe diçka e tillë me ka lumturuar pasi është një klub i madh që interesohet për mua. Nëse gjithçka shkon mirë do të më bëhej qejfi”.
Me sa bëhet e ditur Juventus është e gatshme ta lërë të lirë lojtarin dhe për 7 milionë euro, të cilat ekipi brazilian i Flamengos është i gatshëm ti paguajë.
r.b/NOA