Londër, 18 Korrik NOA - Anglezët duan që Pippa të jetë gjithandej, madje dhe në kartëmonedhat prej 10 sterlina. Sipas një kërkimi, faktikisht, motra e Kate Middleton është në vendin e parë ndër personat e famshëm që anglezët duan të shohin në një kartëmonedhë.
25% e të intervistuarve kanë votuar për Pippa, që madje ka arritur të mundë dhe aktoren Keira Knightly.
Ata persona që i janë përgjigjur këtij sondazhi kanë thënë, se ka ardhur koha që të ndryshojnë, duke preferuar një persona të famshëm aktual në krahasim me Charles Darwin.
Vetëm se 70% e tyre nuk e dinte aspak se kush ndodhej në kartëmonedhën aktuale.
Sondazhi është kryer nga kompania telefonike e T-Mobile PAYG.
r.b/NOA