Prishtinë, 18 korrik, NOA - Me ftesë të homologut slloven, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot pritet të arrij një vizitë dy-ditore në Slloveni.
Raportet dypalëshe dhe çështjet e bashkëpunimit rajonal pritet të jenë tema e diskutimi ndërmjet dy krerëve shtetërorë, bëhet e ditur nga kabineti i presidentit të Sllovenisë.
Sipas të njëjtit, Jahjaga do të takojë edhe kryetarin e Parlamentit slloven, Pavel Gantar, si dhe kryeministrin Borut Pahor.
NOA/RFE