Korçë, 18 korrik 2011 NOA- Një krim makabër ka tronditur sërish qytetin e Korçës.
Një 45 vjeçar, për një kohë të gjatë ka shfrytëzuar për prostitucion nipin e tij, vetëm 9 vjeç.
Tutori, i quajtur Arben Hajdinllari është arrestuar sot pasdite dhe mbi të rëndon akuza e “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana renduese”. Policia bën të ditur se viktima 9-vjeçare, me inicialet K.M shfrytëzohej nga daja e tij në Tiranë, ku për kryerjen e një marrëdhënieje seksuale me klientelën e siguruar, përfitonte një shumë prej 4 000 mijë lekësh të reja.
Hajdinllari dhe i mituri udhëtonin çdo ditë drejt Tiranës, ku 45 vjeçari vendoste kontaktet me klientë të veçantë.
a.q/NOA