English

Lunaçek: E kënaqur me përpjekjet e Kosovës për në BE

Prishtinë, 18 korrik 2011 NOA - Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku priti në një takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

“Gjatë periudhës së fundit Kosova ka ecur përpara me axhendën evropiane duke aprovuar në parlament një numër të ligjeve që kontribuojnë në avancimin e procesit të integrimit. Po ashtu, gjatë ditëve në vijim do të shohim një intensifikim të aktiviteteve me qëllim të adresimit të gjitha çështjeve të hapura deri në publikimin e Raportit të Progresit. Ka vazhduar me intensitet të shtuar koordinimi me të gjitha komunat për ri-integrim sa më të suksesshëm të personave të riatdhesuar. Është fakt se me mos pranimin e Kosovës si shtet nga pesë vende te Bashkimit Evropian kriteret për këtë proces për ne kanë qenë më të rënda se sa për shtetet tjera, mirëpo Kosovë kjo vetëm se i ka kontribuar për të avancuar edhe më shumë në këtë proces”, tha ministrja Çitaku. Nga ana e saj raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek tha se është e kënaqur me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit evropian, dhe se do të jenë evidente punët që janë bërë dhe punët që kanë mbetur për tu bërë në Raportin e Progresit, të radhës për Kosovën që do të publikohet më 12 tetor.

a.q/NOA

lunacek, citaku, kosove, takimi, bisedimet,

KOMENTE