Shkup, 18 korrik 2011 NOA - Komisioni Parlamentar për mbikqyrjen e punës së Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit si dhe Agjencinë e Kundërzbulimit do të kërkojë dy institucionet pëekatëse t’i dorëzojnë raporte për përgjimet e kryera.
Kryetari i këtij komisioni nga radhët e LSDM-së opozitare, Goran Minpçev informoi anëtarët e komisionit se do të dërgojë kërkesë pranë dy institucioneve të shërbimit sekret që të përgadis dhe të dërgojë pranë këtij komisioni raporte për përgjimet e kryera, me qëllim që Komisioni të ketë mbikqyrje më efikase ndaj punës së tyre.
Në kërkesën drejtuar DSK-së dhe AK-së kërkohet që të dërgohen të dhëna për ndjekjen e komunikimeve dhe zbatimin e masave të posaçme hetimore në vitin 2010, pasi që në adresë të institucionit legjislativ nuk ka mbërritur një raport i tillë.
Komisioni parlamentar kërkon nga DSK të dhëna për komunikimet, masat e posaçme hetimore, ndjekjen dhe xhirimin e telefonatave dhe forma të tjera audiovizuele, verifikimet e sistemeve kompjuterike dhe të dhëna të tjera.
Gjatë mbledhjes ka patur sërish përplasje dhe mospajtimet midis pozitës dhe opozitës lidhur me miratimin e një rregulloreje të re.
a.q/NOA/INA