Nju Jork, 18 Korrik NOA - Koka e saj e qethur zero, ishte një tipar më të vërtetë i pa ngatërrueshëm për shumë vite, ashtu si dhe zëri i saj me të vërtetë i mrekullueshëm.
Me kalimin e viteve mes atyre 80 dhe 90 Sinead O’Connor ka qenë ndër personazhet me të njohura të botës së popit, kjo falë dhe kryeveprës “Nothing Compares To You”. Ditët e sotme, në një distancë prej më shumë se 20 vitesh, ajo nuk mund të njihet.
Flokë të gjatë, tatuazhe, por mbi të gjitha kile të tepërta që e kanë ndryshuar tërësisht figurën e saj.
Megjithatë duhet theksuar se zëri mbetet ai që ka qenë gjithmonë.
Një “metamorfozë” që të lë me gojën e hapur por që duhet thënë se dhe vetë këngëtarja nuk e ka përjetuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Madje në ueb-sitin e Sinead, në njoftimet që janë bërë për turneun e saj nuk shihet asnjë foto e kohëve të fundit.
r.b/NOA