Tiranë, 18 korrik, NOA - Rreth 300 minatorë të Bulqizës pritet të nisin sot një protestën para Kryeministrisë. Pas protestave e pranë kompanisë koncesionare në Bulqizë, minatorët kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të plotësuar kushtet e tyre. Ata kërkojnë rritje page, uljen e moshës së pensionit, si dhe përmirësim të kushteve të punës.
Protesta para kryeministrisë do të pasohet nga një grevë urie, nëse qeveria dhe Ministria e Ekonomisë nuk ndërhyjnë për normalizimin e situatës.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatës, Kol Nikolla, tha një ditë më parë se hyrja në grevë do të jetë dhe masa më ekstreme deri në plotësimin e kushteve. Në grevë do të marrin pjesë 30 minatorë, të cilët do të përzgjidhen në bazë të kushteve shëndetësore. Pak ditë më parë një përfaqësi e minatorëve zhvilloi takime me drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, por pa zgjidhur situatën dhe pa plotësuar kushtet.
a.k/NOA