SHBA, 18 Korrik NOA - Flokë të zeza, fizik i ngjeshur por shumë joshës dhe sytë verbues në ngjyrën jeshile.
FHM ka arritur të zhveshë bukuroshen Miranda Kerr, duke e lënë atë vetëm në të brendshme të zeza.
Për fat të keq modelja në pozë nuk është engjëlli i Victoria’s Secret, por aktorja angleze Amy Jackson.
Përdorim i programit të mirënjohur Photoshop apo thjesht një truk i revistës?
Megjithatë në të dyja rastet figura e keqe është e sigurt.
Shërbimi, faktikisht, është i drejtuar pikërisht tek Miranda e cila është vlerësuar nga redaktorët me të “brendshme diploma”.
Australiania, 28 vjeçare, bashkëshorte e Orlando Bloom, e cila sapo është bërë mama, është dashur të paraqitet në këtë shërbim.
Megjithatë të gjithë lexuesit e kanë vënë re këtë “mashtrim”, duke arritur dhe tek emri i vërtetë i modeles së paraqitur dhe bëhet fjalë pikërisht për Amy Jackson: buzë të bukura e të trasha, një dekolte që meriton notën dhjetë me yll dhe një fizik frymëmarrës.
Duhet theksuar se nuk është aspak keq si zëvendësuesja e Miranda Kerr.
r.b/NOA