English

Përgjimet, shefi i “Scotland Yard” jep dorëheqjen

Angli, 18 korrik, NOA - Shefi i “Scotland Yard”, Pol Stivenson, ka dhënë dorëheqje gjatë një takimi me gazetarë. Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë gabim, por dorëheqjen e ka dhënë për shkak të pretendimeve dhe akuzave për ndërlidhje midis policisë londineze dhe tabloidit britanik të perandorisë mediatike të Rupert Murdokut.

Polemika për raporte të ngushta midis “News International” me policinë është nxitur kur është zbuluar se shefi i “Scotland Yard”, është takuar 18 herë me udhëheqësit e kësaj medie në vitet 2006 – 2010.

Tabloidi “News of the World” është mbyllur më 19 korrik, nën dyshimet se ka përgjuar në formë të paligjshme rreth 4 mijë njerëz të profileve të ndryshme.

NOA/RFE

KOMENTE