English

Policia flet për vrasjen e vogëlushit 9-vjeçar

Pamje ilustrueseShkodër, 18 korrik, NOA Update– Vogëlushi 9-vjeçar me inicialet A.G është vrarë nga vëllai i tij nga pakujdesia. Policia e Shkodrës bënë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Nicaj të komunës Shosh në rrethin e Shkodrës, pasditen e djeshme. 9-vjeçari është qëlluar nga vëllai i tij 11-vjeçar me inicialet N.G. 11-vjeçari ka marrë pistoletën që të afërmit e tij mbanin në shtëpi dhe duke lozur me armën e zjarrit ka qëlluar në drejtim të vogëlushit.

Dy fëmijët kanë dalë në oborrin e banesës për të luajtur me armën, larg vëmendjes së prindërve, të cilët nuk ishin në dieni për marrjen e armës. Loja mes dy fëmijëve është kthyer në një tragjedi, pasi A.G ka ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra.

Policia ka shkuar në vendngjarje disa orë më vonë, për shkak të largësisë së madhe në të cilën ndodhet fshati Nicaj. Për ngjarjen në fjalë kanë nisur hetimet. Gjithashtu është sekuestruar dhe arma e zjarri, si dhe një krehër me pesë fishekë.

a.k/NOA

KOMENTE