Të paktën katër persona janë vranë sot, kur disa persona ka sulmuan një stacion policie në rajonin e trazuar të Kinës Xinjiang. Agjencia e lajmeve shtetërore në Kinë Xinhua ka bërë të ditur se sulmuesit ishin nga rajoni i pakicës Uighur kryesisht myslimane.
Sipas medias shtetërore, ata i vunë zjarrin ndërtesës në qytetin e largëta të Hotan në veriperëndim dhe kanë marrë peng një numër personash. Raportohet se dy nga të vrarët ishin pengje, njëri punëtor i sigurisë dhe tjetri polic.