Angli, 18 korrik, NOA - Në Britaninë e Madhe, kundrejt pagesës së kaparit, është liruar nga burgu ish-shefja e grupit mediatik "News International", Rebekah Brooks. Në fund të tetorit ajo duhet të paraqitet sërish në stacionin policor të Londrës, njoftuan autoritetet britanike.
42 vjeçarja ndodhet në qendër të skandalit të përgjimeve telefonike të bashkëpunëtorëve të “News of the World” në Britaninë e Madhe. Brooks ka qenë kryeredaktore e kësaj gazete dhe konsiderohej si bashkëpuntore e ngushtë e botuesit Rupert Murdoch.
Në këtë aferë ndërkohë në presion ndodhen edhe disa plotikanë dhe qendra zyrtare. Shefi i policisë londineze Paul Stephenson ndërkohë ka dhënë dorëheqjen e tij. Zyra e tij është akuzuar se përkundër sinjaleve të para për atë çfarë po ndodhte në "News of the World" nuk kishte zbuluar skandalin e përgjimeve.
NOA/DV