English

Rumani, vidhen raketat gjatë udhëtimit me tren

Bukuresht, 18 korrik 2011 NOA – Dhjetra rraketa të vjetra u vodhën nga një tren që mbante pajisje ushtarake nga RumaniaBullgari.

Autoritetet siguruan se 64 mbushjet nuk përbënin rrezik për publikun, por nuk dhanë shpjegime të mëtejshme. Dy gazetat e përditshme cituan zyrtarë të afërt me hetimin duke thënë se mbushjet nuk përmbajnë eksploziv.

Ministria e Ekonomisë e Bullgarisë tha se mbushjet kishin masën 122mm,raketa Grad, të cilat janë shkarkuar në mënyrë tipike nga automjeti i montuar raketa hedhës. Zyryarët thanë se dërgesa ishte pjesë e një transferimi të komponentëve jo funksionale në fabrikën VMZ - një nga fabrikat më të mëdha ushtarake të Bullgarisë .

"Siguresat (mbushjet) janë transportuar ndaras nga predha," shtoi ministria.

Treni ishte i ngarkuar të premten dhe u ndal me roje gjatë natës në qytetin rumun Brasov, rreth 166 kilometra në veri të Bukureshtit.

a.q/NOA

KOMENTE