English

Shengeni dhe ekonomia, takimi joformal i ministrave të BE

Poloni, 18 korrik, NOA - Sistemi i përbashkët evropian për dhënien e azilit, zgjidhja e krizës në sistemin e shengenit me sigurimin e kufijve të jashtëm dhe problemi i narkotikëve, janë disa nga çështjet që do të diskutohen sot, në takimin joformal të ministrave të punëve të brendshme dhe atyre të drejtësisë, në vendeve anëtare të BE-së.

Takimi mbahet në Sopot, në veri të Polonisë. Polonia, si kryesuese e radhës e BE-së, mëton që në gjashtë muajt e presidencës, të përshpejtojë përgatitjet për zbatimin e një sistemi të përbashkët për dhënien e azilit.

Debati për krizën në sistemin e Shengenit ndërkaq, është nxitur pas vendimit të Danimarkës, që të rivendos kontrollin kufitar, në kundërshtim me marrëveshjen e Shengenit.

NOA/RFE

KOMENTE