Tiranë, 18 korrik, NOA – Një studim i Institutit të Shëndetit Publik flet për prirjen e të rinjve për tu mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sipas të dhënave të ISHP-së rreth 50 për qind e të rinjve përdorin prezervativ në aktin e parë seksual.
Sipas specialistëve, kjo e dhënë tregon se këta të rinj do të vazhdojnë të përdorin edhe më pas mjetet kontraceptive.
Ndërkohë që numrin më i madh i personave që kanë përdorur prezervativ gjatë aktit të parë seksual në jetën e tyre janë meshkujt. Sipas specialistëve, vetëm 17-19 për qind e femrave përdorin prezervativ gjatë aktit të parë.
Ndërkohë që studimi vë re dhe diferencat mes zonave rurale dhe atyre urbane.
a.k.NOA