Itali, 18 Korrik NOA - Lidhet më mijëvjeçarin e tretë para Krishtit skeleti i një gruaje – e pagëzuar me emrin “Zonja e Introd” – e zbuluar në ditët e shkuara pak kilometër nga Aosta gjatë një sondazhi arkeologjik.
I ruajtur mjaft mirë, në gropën e varrit, ishte kthyer në krahun e djathtë me kokën në veri-perëndim.
Gjetja u krye gjatë punimeve të Shkollës së Introd, një vend i vogël i famshëm pasi ka ftuar më shumë se një herë për pushime, Papa Vojtilën dhe Papa Ratzinger.
I ndodhur në një zonë të “ndjeshme” në pikëpamjen arkeologjike për prezencën në afërsi të ndërtesave historike, kantieri ka kërkuar, “më thellësi në punime:, gjë që solli në dritë dhe varrin,
Skeleti, që nuk ishte i pajisur me objekte të tjera, është fotografuar dhe menjëherë transportuar në laborator ku shumë shpejt janë kryer analizat osteo-arkeologjike dhe antropologjike të nevojshme për të përcaktuar moshën, dietën dhe patologjitë e mundshme.
r.b/NOA