English

Arrestohen në plazhin e Divjakës dy shpërndarës droge

Fier, 19 korrik 2011, NOA – Dy shpërndarës droge kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pranë plazhit të Divjakës.

Dy personat e arrestuar janë 21-vjeçari Zhanri Gjini dhe 18-vjeçari Gerald Kenuti, që të dy të lindur e banues në Lushnje.

Dy të rinjve iu sekuestruan dje në plazhin e Divjakës 3.7 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Canabis-Sativa.

Zhanri Gjini dhe Gerald Kenuti do të ndiqen penalisht nga Prokuroria e Lushnjes.

mit/NOA

KOMENTE