English

“Bambuja”, në pranga 4 falsifikatorët

Tiranë, 19 korrik 2011 NOA – Policia e kryeqytetit i ka vënë prangat shtetasve Durim (Adolf) Elmaz Zuna, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Xhimi Elmaz Zuna, 36 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë do të ndiqen në gjendje të lirë Indrit Abdulla Daja, 26 vjeç, lindur e banue në Petrelë dhe Arsen Murat Quku, 23 vjeç, banues në Qukës Librazhd.

Këto shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin u siguronin qytetarëve të ndryshëm kundrejt shumave prej 100 deri në 200 euro për çdo rast, dokumenta të fallsifikuara si : Leje Drejtimi Kombëtare dhe Ndërkombetare, dokumenta të huaj automjetesh, dokumenta shkollore të ndryshme.

Hetimi i kësaj çështje ka filluar në muajin Janar të këtij viti, me shtirjen e gjërë të aplikimit të medotave speciale të hetimit, ku është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal i këtyre shtetasve në fushën e fallsifikimit.

Nga hetimet e kryera është bërë e mundur saktësimi dhe goditja e bazës së fallsifikimit e cila ndodhej në rrugën «Nexho Konomi» në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua : - dy kompjutera lap top, njesi kompjuterike e markes LG, tre printera Epson te cilesise se larte, skaner i cilesise se larte si dhe dokumenta te ndryshem mjetesh te fallsifikuar si dhe nje automjet i tipit BMË, seria 7.

a.q/NOA

KOMENTE