Indi, 19 Korrik NOA - I shoqi për të qenë sa më burrëror pinte gjakun e bashkëshortes, të cilin e merrte me anë të një shiringe dhe më pas e hidhte në gotë.
Ajo u detyrua ta denonconte, pasi në rast të kundërt rrezikonte vdekjen.
Fillimisht duket i drama e një filmi horror, por ndodh shumë herë që fantazia kalohet nga realiteti, të paktën kështu ka ndodhur në këtë rast.
Ndodhia, e cila ka rrënjë vampireske, ka ndodhur mbi kurrizin e një 22-vjeçareje indiane, në fshatin e Shikarpura, që aktualisht ndodhet nën mbrojtjen e prindërve të saj.
E lodhur faktikisht nga këto “nevoja” të bashkëshortit, vajza e re kur u largua nga shtëpia, u ka treguar gjithçka familjarëve dhe më pas e ka denoncuar.
Ai u arratis menjëherë dhe tani është në kërkim nga autoritete përkatëse.
Bashkëshorti Mahesh, ishte i bindur se kjo dietë speciale do të forconte fizikun e tij dhe e kishte kërcënuar gruan me vdekje në rast se tregonte këtë sekret.
Në momentin që gruaja refuzoi ti nënshtrohej këtij procesi, ai abuzonte me të egërsisht.
Ky zakon vazhdoi dhe kur Deepa ishte shtatzënë dhe pas lindjes, që erdhi shtatë muaj më pas.
Ishte pikërisht atëherë, momenti ku mamaja nisi të protestonte, pasi çdo herë që humbiste gjak ndihej e dobët dhe në një gjendje që i merreshin mendtë.
r.b/NOA