E mërkurë, 19 korrik 2011, NOA- Qeveria Japoneze ka vendosur që mishi që vjen nga Prefektura e Fukushimës të mos konsumohet dhe e ka ndaluar atë për shkak të rasteve të shumta të mbetjeve të radioaktivitetit.
Nga qeveria ka ardhur urdhri që të bllokohet transferimi i të gjithë llojeve të mishrave nga të gjithë kasapët e zonës.
Kjo pasi para se të shkojnë tek kasapi të paktën 650 kafshë janë kontaminuara nga radioaktiviteti dhe mendohet që një pjesë e këtij mishi mund të jetë konsumuar.
Gjithsesi sipas ministrit të Bujqësisë konsumimi në masë të limituar i këtij mishi nuk krijon problem.
Ndërkaq nga ministria e Shëndetësisë thuhet se mund të jenë prekur dhe kontaminuar edhe kafshë nga zona më të largëta nga centrali atomik i 11 marsit.
Nga prefektura e Fukushimës vjen 3% e mishit që konsumohet në të gjithë Japoninë.
a.y/NOA