E martë, 19 korrik 2011, NOA- Vetëm pak ditë para deklarimit të divorcit Jennifer Lopez shfaqej si gruaja perfekte që merrej madje edhe me hekurosjen e kamishave të të shoqit.
Gjithsesi shenjat e para të një krize të këtij raporti ishin shfaqur pasi Lopez prej disa kohësh nuk mbante më në gisht unazën e saj të fejesës.
Tani tabloidët kanë shpërthyer për ndarjen me Marc Anthony duke përmendur tre arsye: kasetë seksi, tradhti, dhe vështirësi financiare. Ndër shkaqet kryesore të divorcit mendohet të kenë qenë video-seksi të këngëtares, e cila shihet edhe si pista kryesore që e ka vulosur këtë akt.
Ndër videot që përmenden është ajo e ish-burrit të saj Ojani Noa i cili prej disa muajsh tashmë kërcënon se do e nxjerrë online, pa harruar pastaj edhe videon në të cilën Jennifer shfaqet duke bërë dashuri me ish të fejuarin e saj Puff Daddy.
Me pak fjalë shumë fakte për një burrë që e ka shpallur veten “konservator”.
Ndërsa të tjera zëra flasin se J.Lo është mahnitur nga aktori kuban Uilliam Levy pas xhirimit të videoklipit “I'm into you”, i cili menjëherë më pas u nda nga gruaja, një rastësi e çuditshme kjo.
Gjithsesi edhe pista e problemeve ekonomike mes çiftit nuk është për tu nënvlerësuar, gjithsesi për këtë përgjegjësinë do e marrë përsipër Marc Anthony për shkak të borxheve disa milionë dollarë që ka.
a.y/NOA