English

KLD, Spahiu pranon konfliktin politik: Por, distancohemi nga akuzat ndaj gjyqtarëve

Tiranë, 19 korrik 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu ka pranuar konfliktin politik në rradhet e këshillit më të rëndësishëm për drejtësinë në vend.

Pas përfundimit të mbledhjes disa orëshë, Spahiu tha për gazetarët se pas debatit për vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi ankimimet për 8 Majin, sipas tij, po tentohet që topi i konfliktit politik të ngecet në KLD.

“Kjo s’mund të ndodhë, sepse zgjedhjet në Shqipëri administrohen nga KQZ e jo nga gjykatat. KQZ tashmë është një institucion tërësisht politik e jo më kushtetues. Ka ndodhur këto javë që çështjet, që shqyrtohen nga KQZ të ankimohen në Kolegj.

Por, ky është një përjashtim, sepse nuk ndodh në asnjë vend të botës që çështjet zgjedhore të katandisen në Kolegj”, ka deklaruar nënkryetari i KLD.

Sipas Spahiut ky institucion, pas ndryshimeve ligjore, kohë më parë më vullnetin politik të dy partive kryesore, nuk ka më kopetencë të tijën kontrollin e punës dhe vendimeve në Kolegjin Zgjedhor.

“Jemi njohur me akuzat ndaj gjyqtarëve të bëra nga subjeket politike. KLD distancohet nga çdo lloj akuze, duke i kërkuar partive t’i drejtohen prokurorisë. Distancohemi nga thirrjet për denigrimin e gjyqtarëve, ndaj të cilëve nuk ka fakte se kanë kryer një vepër penale”, ka nënvizuar Spahiu.

Ai theksoi në këtë drejtim se KLD në 100% të rasteve, kur ka patur fakte për kryerjen e një vepre penale, ka hequr imunitetin.

Spahiu theksoi se, politika ka miratuar me konsensus emrat e gjyqtarëve të Kolegjit dhe ata kanë imunitet nga Kushtetuta.

“Kolegji Zgjedhor nuk është një trupë gjyqësore e emëruar nga drejtësia shqiptare dhe nga KLD, por është e zgjedhur me short, me konsensusin dhe pëlqimin e partive politikie”, nënvizoi ndër të tjera ai.

a.q/NOA

KOMENTE