Çikago, 19 korrik 2011 - Këtë fundjavë në qendër të Chicagos, në Michigan Avenue, është vendosur një skulpturë gjigante e aktores së famshme, Marilyn Monroe.
Skulptura ka një gjatësi prej tetë metrash, dhe ajo e shfaq aktoren në njërën prej pozicioneve të saj më të njohura – ajo teksa kondicioneri i ajrit i ngre fustanin. Skulptura, vepër e artistit Seward Johnson, është emërtuar “Forever Marilyn”. (Fotot: AP)