Tiranë, 19 korrik 2011 NOA – Kabineti qeveritar pëson ndryshimet e para pas zgjedhjeve vendore.
Kryeministri Berisha ka firmosur dy emrat e rinj në postet e lëna vakante për shkak të zgjedhjeve vendore më 8 Maj.
Kështu, zyrtarisht konfirmohet se deputeti Eduard Halimi do të jetë ministri i ri i drejtësisë, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, aktualisht ministër i brendshëm.
Po, kështu, vendin e Ferdinand Xhaferrit, ish ministrit të kulturës, i cili kandidoi në Durrës më 8 Maj do ta zërë Aldo Bumci, i cili është tanimë kreu i ri i MTKRS.
Sipas ligjit, dy emrat do t’i cohen për dekretim presidentit të republikës, Bamir Topi
a.q/NOA