English

Nis rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik të Durrësit (VIDEO)

Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në ceremoninë e fillimit të projektit për rikonstruksionin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, një ndër Muzetë më të rëndësishëm në fondin shqiptar të trashëgimisë kulturore.

Rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik është projektuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe me një investim me vlerë 100 milion lekë parashikohet ndryshimi i konstruksionit të godinës dhe i ekspozimit të objekteve, sipas standardeve më bashkëkohore.

Projekti përfshin edhe ngritjen në ambientet e tij të një biblioteke dhe një salle konferencash.

Rikonstruksioni i Muzeut parashikohet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2012, në prag të 100 vjetorit të pavarësisë.

180

KOMENTE