English

Nisen për në Afganistan 222 paqeruajtës (VIDEO)

Në kuadër të mbrojtjes kolektive për sigurinë, paqen në rajon dhe më gjerë si anëtar i NATO-s, Shqipëria nisi sot kontingjentin e 3-të të paqeruajtësve të përbërë nga kontingjenti “Herat 9” dhe “Eagle 3”, prej 222 trupa, efektivë të Forcës Tokësore.

Ceremonia e përcjelljes së tyre u zhvillua në mjediset e Batalionit Komando në Zall Herr, ku të pranishëm ishin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral major Maksim Malaj, Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral brigade Viktor Bërdaj, Zëvendësministri i Mbrojtjes Z. Ekrem Spahiu, Atasheu ushtarak amerikan dhe italian të akredituar në Tiranë, gjeneralë, drejtorë, komandantë të forcave dhe reparteve autonome, shtabi i Forcës Tokësore, komandantë të reparteve, si dhe familjarë e të afërm të misionarëve të paqes.

182

KOMENTE