English

Pas sëmundjes, Zeta Jones tregon format perfekte në Saint Tropez

Saint Tropez, 19 korrik 2011, NOA- Rikthehet si një yll i vërtetë me forma perfekte.

Aktorja Catherine Zeta-Jones së bashku me bashkëshortin e saj Michael Douglas po shijon pushime të merituara në Saint Tropez.

Pas përballimit me sukses të betejës me sëmundjen që e preku në muajt e fundit ku u kurua nga një sëmundje nervore, aktorja tregon një fizik për tu pasur zili.

Në foto duken këmbët rrëzëllitëse të 41 vjeçares e cila po tenton të ngjitet në mol, ndërsa i shoqi i saj Michael Douglas po shijon një masazh relaksues në anije.

a.y/NOA

KOMENTE