Bruksel, 19 korrik 2011 NOA- Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto rishprehu sot angazhimin e qeverisë shqiptare për reformën zgjedhore, në mënyrë që të plotësohen të gjitha ato çështje që janë përcaktuar nga OSBE/ODIHR-i. Në një deklaratë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, në përfundim të takimit të 3-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asocimit mes Shqipërisë dhe BE në Bruksel, Haxhinasto bëri të ditur se gjatë këtij takimi u vlerësua zbatimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga Shqipëria. Lidhur me situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, Haxhinasto u shpreh se, ato janë tashmë një kapitull i mbyllur, ndërsa ritheksoi qëndrimin maxhorancës qeverisëse për reformën zgjedhore.
"Qeveria shqiptare do të punojë shumë ngushtë me institucionet europiane dhe do të rishikojë reformën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme për të vendosur një ligj të ri në të ardhmen", tha kreu i diplomacisë shqiptare.
a.q/NOA