English

Thaçi- Mesiç: Vendet e dala nga ish-Jugosllavia kanë nevojë për integrimin në BE

Prishtinë, 19 korrik 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme priti në një takim ish- Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç.

Në qendër të këtij takimi u vunë bisedimet për zhvillimin dhe bashkëpunimin bilateral të Kosovës dhe Kroacisë dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal.

Më tej dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se Kosova dhe Kroacia trashëgojnë një bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, pasi sipas tyre të dyja vendet angazhohen për integrim të rajonit në strukturat veri-atlantike dhe për ndërtimin e paqes dhe tolerancës në mes të popujve dhe vendeve të rajonit.

“Shtetet e dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavia, kanë dalë nga një periudhë e gjatë e konfliktit dhe luftërave të përgjakshme dhe ato kanë nevojë për një klimë të re të tolerancës dhe mirëkuptimit si dhe për integrimin në Bashkimin Evropian”, u konkludua nga dy biseduesit në përfundim të takimit.

a.y/NOA

KOMENTE