English

Topalli pret ambasadorin maqedonas, rikonfirmohet bashkëpunimi

Tiranë, 19 korrik 2011 NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri, Vele Trpeski.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, Topalli shprehu kënaqësinë për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi duhet të shtrihet më tej në të gjitha nivelet, tha Kryetarja Jozefina Topalli, duke shtuar se vizitat reciproke mes parlamentarëve duhet të jenë edhe më intensive.”

Ambasadori Trpeski vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se “Ne i jemi mirënjohës vendit tuaj, veçanërisht si anëtar i NATO-s, për mbështetjen e dhënë për antarësimin e vendit tonë në Aleancën e Veriut.”

Në takim u bisedua mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, jo vetëm dypalësh apo rajonal, por edhe për arritjen e objektivit të përbashkët; anëtarësimin në BE.

Ambasadori Trpeski i përcolli Kryetares së Kuvendit ftesën e veçantë të Kryetarit të rizgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë, Veljanovski për një vizitë zyrtare, ftesë të cilën Kryetarja e Kuvendit e pranoi me shumë kënaqësi.

a.q/NOA

KOMENTE