English

Ultimatumi i BE: Zgjedhjet në Tiranë jo të mira, por reformat janë urgjente për vendin

Bruksel, 19 korrik 2011/Albana Qehajaj – Bashkimi Europian i kërkon politikës shqiptare për të disatën herë, t’i largohet stanjacionit politik dhe të nisë funksionimi normal i institucioneve.

një deklaratë të përbashkët pas takimit të tretë të MSA-së, Shqipëri – BE thuhet se BE është e shqetësuar për situatën aktuale politike.

“Po tregoni mungesë të shansit për të arritur standardet drejt BE-së. Kemi ndjekur me vëmendje zgjedhjet lokale. Ka patur polarizim të lartë mbi vendimet e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira dhe baza ligjore ka nevojë për reforma”, ka deklaruar vetëm pak minuta më parë komisionari Stefan Fyle.

Sipas tij, ka mungesa ligjore në procesin zgjedhor që kërkojnë një reformë të thëllë sipas rekomandimeve të OSBE.

“Kemi marrë parasysh kërkesat për opinionin e Komisionit të Venecias dhe presim që partitë ta mbështesin këtë si pjesë të përpjekjeve. Është koha të kalohet stanjacioni politik dhe ti kthehet institucioneve politike. Reformat janë jetike dhe urgjente”, ka nënvizuar mes të tjerash Fyle në Bruksel.

“Zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur dhe pres që partitë polike të punojnë për 12 rekomandimet që ju duhen për anëtarësimin. E për këtë duhen baza ligjore, të cilat kërkojnë votim të dy palëve në Kuvend”, ka apeluar komisionari Stefan Fyle. ( VIJON)

a.q/NOA

KOMENTE