English

Zgjedhjet e 8 Majit, analiza të shtunën në Këshillin Kombëtar të PD-së

Tiranë, 19 korrik 2011 NOA – 2 muaj pas zgjedhjeve vendore demokratët do të analizojnë rezultatin e forcës së tyre politike. Burimet zyrtare konfirmuan se më 23 korrik, praditën e shtunë, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar Partisë Demokratike, i cili do të drejtohet nga kryeministri Sali Berisha. Këshilli Kombëtar i PD-

Burimet thanë se temë kryesore e takimit të forumit të lartë demokrat pritet të jetë mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe rezultatin që u arrit në çdo bashki dhe komunë të vendit. Në këtë mbledhje të afërt të Këshillit të Kombëtar nuk është përcaktuar nëse do të ketë në axhendën e saj edhe zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariatit të PD-së.

a.q/NOA

KOMENTE