Tiranë, 19 korrik 2011, NOA- Flakët e zjarrit kanë përfshirë pak minuta më parë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë një pjesë të repartit të djegieve plastike në katin e dytë, ndërsa flitet vetëm për dëme materiale.
Sakaq menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll situatën, ndërsa flitet se dyshohet se ky zjarr të ketë rënë si shkak i një shkëndije elektrike.
a.y/NOA