Selatin Kaçaniku
Në dorë, derisa po shkruaj, kamë një paketim 330 gr. të bukës “ ideale për TOAST “, prodhim nga Italia e quajtur “ Pan Carre’ “ ( ndoshta ky emër është edhe emër i prodhuesit ). E bleva mbrëmë në një nga hipermarketet e shumta të Prishtinës sepse një mori konsumatorësh mu ankuan se kjo bukë është e gatuar edhe me dhjamë derri e nuk është deklaruar në deklaracionin e shtuar në gjuhën shqipe ndërsa në gjuhët tjera është e theksuar.
Ankesa, u binda, ishte me vend. Anise me shkronja të vockla, të dukshme e të lexueshme me vështirësi, me syza e me thjerrza ( gjë që nuk do të duheshte ndodhur as lejuar ), në disa gjuhë të huaja ishte shënuar se buka përmbanë, mes tjerash edhe “ yndyrë ( dhjamë ) derri 3,8 % “. Për çudi, në një skedë tepër të vockël, në vend që vërehej me vështirësi, në pjesën e prapme të ambalazhimit e jo aty ku është dhënë deklaracioni në gjuhët tjera, është vendosur deklaracioni i përkthyer në gjuhën shqipe, prap me shkronja vështirë të lexueshme, dhe me “ amputimin “ me qëllim të pjesës së tekstit ku konsumatori informohet se ky lloj i bukës përmbanë edhe yndyrë derri ?! Për çudi, nga teksti i deklaracionit nuk është fshehur shënimi se buka “ është trajtuar me alokohol etilik “ ?!
S do mend se ky lloj i bukës, për shkak të cilësive dhe efekteve të cilat i synon, edhe ga prodhuesit tjerë gatuhet me të njëjtën reçetë. Ndaj, kur flasim për konsumatorët e besimit islam, për atë pjesë të besimtarëve të cilët këshillat, udhëzimet dhe urdhërat e fesë myslimane i aplikojnë me përkushtim, ky lloj i bukës duhet të trajtohet konform ligjeve dhe konform praktikave të rrespektimit të plotë të besimit, identitetit dhe dinjitetit fetar të konsumatorit. Prodhuesi, distributori dhe shitësi duhet ta infomojnë drejtë dhe ta trajtojnë dinjitetshëm konsumatorin e jo ta sjellin në lajthitje, ta mashtrojnë dhe mbi këto baza t ia vjedhin paratë ?!
Për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe ligjeve tjera komplementare në fuqi, por edhe konform Ligjit mbi inspektoratin duhet të reagojnë inspeksionet. Ky reagim duhet të jetë i menjëhershëm dhe të përfundojë para nisjes së Muajit të bekuar Ramazan. Inspektoratet duhet të largojnë menjëherë gjithë sasinë e mbetur në dyqane e markete me këtë mangësi të deklarimit; Sasitë e reja të këtij lloji të bukës të vendosen në ato pjesë të dyqanit ose të marketit që rezevohen dhe shënohen me shkronja të mëdha për PRODHIME DERRI;
Teksti i deklaracionit dhe i të gjitha deklaracioneve tjera duhet të jipet me shkronja më të mëdha dhe në gjuhën shqipe nga vet prodhuesi. Nëse tekstin, në çfardo mënyre e sajon distributori, atëherë ai tekst duhet paraprakisht të autorizohet nga organi kompetent duke i mundësuar qasje në këtë process edhe përfaqësuesit të konsumatorit; Doganat duhet të pengojnë hyrjen e artikujve të tillë në tregun e Kosovës; Doganat duhet ta kontrollojnë edhe përputhëshmërinë e deklaracionit me realitetin ( së bashku me institucionet e kontrollit të cilësisë ) dhe mos të lejojnë shpërputhjen edhe me të vogël mes asaj që është deklaruar me ate që realisht është ofruar !
Bashkësia Islame e Kosovës duhet të dëshmojë përkushtim e vendosëmëri më të madhe për aplikimin në praktikë të mësimeve/urdhërave Kur’anor. Një shëmull të mire mund ta gjemë në Bosnje e Hercegovinë ku funksionon Agjensioni për Çertifikim Hallall të prodhimeve ushqimore ?!
Konsumatorin e këshilloj që mos të blejë asgjë pa e lexuar/ studiuar mire deklaracionin e produktit, mallit ja shërbimit dhe, nëse ka paqartësi e shpërputhje mos ta blejë dhe ta alarmojë menjëherë Inspeksionin, Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë MTI-së dhe KONSUMATORIN.
Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Prishtinë