Beograd, 20 korrik 2011, NOA – Pas arrestimit në 26 maj të ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiç, i akuzuar për genocid dhe krime lufte është arrestuar sot edhe krimineli tjetër i luftës, Goran Haxhiç.
Lajmi është bërë publik nga agjencia Reuters.
Goran Haxhiç kërkohet nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi për krimet e kryera ndaj civilëve në Kroaci.
Ish-gjenerali Haxhiç udhëhoqi trupat serbe gjatë luftimeve në Kroaci.
Ai akuzohet për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe deportimin me dhunë nga trojet e tyre të afro 28 mijë kroatëve gjatë luftës në Kroaci në vitet 1991-1995.
Kapja e Haxhiç si pjesë e bashkëpunimit të Serbisë me Tribunalin e Hagës për krimet e luftës është një nga kërkesat e BE-së për integrimin e Serbisë në Europën e Bashkuar.
Lajmin e bujshëm pritet ta deklarojë vetë Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç në një konferencë urgjente për media, që do të mbahet në orën 11.00, shkruan RFE.
mit/NOA