E mërkurë, 20 korrik 2011, NOA- Jose Manuel Barroso, ditën e sotme i solli të gjithë me këmbë në tokë.
Presidenti i Komisionit Europian, Barroso është shprehur se situata e euros është shumë serioze, kërkon një përgjigje të saktë, në të kundërt efektet e krizës do të shtrihen në të gjithë zonën.
Sipas Barrosos, liderët e zonës euro duhet të tregojnë një përgjegjshmëri evropiane, sepse në lojë është e ardhmja e monedhës.
Apeli i kreut të KE-së vjen vetëm një ditë para se shefat e vendeve të eurozonës do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar për të ardhmen e monedhës evropiane.
Në këtë takim pritet të marrë pjesë për herë të parë drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
Në orët e fundit FMN ka kritikuar aksionin e çuar përpara nga shtetet e euros për të ndaluar krizën e borxheve duke ruajtur veten nga përfshirja në krizë.
a.y/NOA