English

Beyonce, një popstar e egër

E mërkurë, 20 korrik 2011, NOA- Flokët e shpupuritura nga era, shikimi therës dhe qëndrim tërheqës.

Beyonce është mbretëresha e revistës “Complex”.

29 vjeçarja e cila së fundmi ka rizgjuar astronautët e Atlantis me zërin e saj, për revistën tregon ditët e saj më të errëta dhe ato që do të kishte lënë trashëgimi... natyrisht muzikën.

“Kam zbuluar se me disqet e suksesshme, melodia dhe fjalët bashkohen dhe këngët nuk njohin gjuhë, racë apo gjini, ato arrijnë kudo, mund ti shohësh njerëzit të këndojnë në të gjithë stadiumet e botës, por këngët e mia të preferuara janë singel-et ”, shprehet këngëtarja. Beyonce e cila disa ditë më parë ka dhuruar një moment argëtimi astronautëve duke iu dedikuar këngën "Run The World" të shtunën duke u thënë grave astronaute se edhe ajo ka ditët e saj të këqija.

“Sa herë që ndihem keq gjej një motivim për të punuar më shumë, unë mund ti lejoj vetes që vetëm një ditë të jem keq, pasi personat që ankohen më ngrenë vërtet nervat më egërsojnë. Sa herë që jam keq pyes veten se çfarë dua dhe e kthej negativitetin në pozitivitet”, përfundon Beyonce.

a.y/NOA

KOMENTE