Prej disa javësh Danimarka po kontrollon kufijtë e saj, duke provokuar protesta të zemëruara. Ministrat e Brendshëm të BE debatuar këto ditë për këtë, në Sopot të Polonisë
Nga Katrin Brand
Nëse i pyet banorët e fshatit Shengen të Luksemburgut në lidhje me kujtimet e tyre të vitit 1985, ata të thonë dy gjëra: Së pari, se ishin ndjerë gjithmonë shumë të mbrojtur prapa trarëve të pikave të tyre kufitare. Dhe se ata ishin të sigurt në atë kohë, se fantazma e kufijve të hapur do të merrte fund pas disa muajsh. Sot ka kohë që është rritur një gjeneratë e tërë e cila kurrë nuk ka parë trarë në pikat e kufirit. Dhe shengenasit e moshuar buzëqeshin për vlerësimin e tyre të gabuar.
26 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Shengenit, qytetarët e 22 vendeve të BE-së dhe tre vendeve të saj fqinje mund të udhëtojnë nëpër Evropë pa iu dashur ndonjëherë të tregojnë ndonjë dokument. Dhe ndoshta pikërisht sepse kjo është kaq e qartë, BE-ja aktualisht është në mes të një debati të pakuptueshëm në lidhje me "çmontimin e marrëveshjes së Shengenit". Debati është absurd, sepse politikanët e të gjitha vendeve janë të vetëdijshëm se sa shumë Shengeni është bërë simbol i Evropës së bashkuar. Euroja tashmë perceptohet si një kërcënim, tregu i brendshëm është plot me burokraci, por liria për të udhëtuar është një bekim që e ndjen çdo evropian. Por një numër i vogël politikanësh thonë se, është edhe një bekim për të gjithë kriminelët dhe ilegalët që lëvrijnë nëpër Evropë nën mbrojtjen e Shengenit. Danimarka beson se shtimi i kontrolleve në kufij mund ta ndalojë krimin. Franca dhe Italia shpresojmë se përmes kontrollit të pasaportave mund t'u bëjnë pritë valëve të mundshme të refugjatëve nga Afrika. Më keq akoma është se krerët e tjerët të qeverive dhe politikanët evropianë i kanë pranuar këto ide. Në qershor, takimi i BE-së vendosi, që kontrollet kufitare të jenë përsëri të mundura në disa raste të jashtëzakonshme.
Kundër krimit në shekullin e 21-të dhe kundër trazirave politike të kësaj pranverë, liderët e BE nxorën sërish një instrument të vjetër: trarët e pikave kufitare. E pra, disa javë dhe disa diskutime më vonë, ideja duket se po avullon. Mungon vrulli i shumicave. Çfarë fati! Sepse argumentet kundër janë shumë të dukshme. Kush do t'i mbyllë kufijtë e vet mund ta bëjnë këtë edhe sot, në raste të jashtëzakonshme. Tranzicioni në Afrikën e Veriut duhet të zgjidhet politikisht, vetëm kështu emigrantët do të qëndrojnë në atdheun e tyre. Dhe me veprimin individual të danezëve - dhe kjo është inkurajuese - askush nuk do të ketë të bëjë, sepse ai mban si shumë erë populizmi josimpatik. Në vend që të kthejë pas rrotën, BE-ja duhet të mendojë më tepër për kufij modernë dhe inteligjentë. Këtë sugjeron qeveria polake, e cila sapo ka marrë presidencën e BE-së. Kjo do të mundësojë që të hyjnë njerëzit që BE-ja fton, dhe në këtë mënyrë edhe mund të mbrohen ata që kanë nevojë për ndihmë.
Ky është një plan i mirë për shekullin e 21-të, tani 26 vjet pas Shengenit. Dhe, ndërsa vendet e tjera si Franca dhe Gjermania, po distancohen gjithnjë e më shumë nga Evropa, Polonia po prezantohet si forcë e re drejtuese në Bashkimin Evropian. /DW/