Tiranë, 20 Korrik 2011 NOA – Me dekret të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, sot nëntë qytetarë të Republikës nuk janë më shtetas shqiptarë. Ata e kanë braktisur shtetësinë e vendit amë duke vendosur të mbajnë shtetësi të vendeve të tjera.
Dekreti i Presidentit i cili hyn në fuqi menjëherë, vendos lejimin e lënies së nënshtetësisë për nëntë shtetasit e mëposhtëm:
1. Fredi Solli Veliu 2. Brikena Rexhep Sokoli (Cenalia) 3. Helena Pandeli Gega (Thanasi) 4. Ejub Dritan Gega 5. Kamela Behar Kolldani (Kadiu) 6. Arlind Arben Abdihoxha 7. Gentiana Haki Terziu (Tabaku) 8. Enkeleida Gani Reinert (Muça) 9. Dorejd Adnan Kastrati Rregullisht Presidenti firmos dekrete për shqiptarë që duan të lënë shtetësinë e tyre. Por ka edhe shumë të tjerë, kryesisht të huaj, të cilët aplikojnë për të marrë nënshtetësinë shqiptare.
e.t/NOA