English

Fier, merret peng 15-vjeçari, arrestohen dy pengmarrësit

Fier, 20 korrik 2011, NOA – Një 15-vjeçar me iniciale Xh.V nga qyteti i Fierit është rrëmbyer nga banesa e tij në fshatin Ferras të Fierit dhe është mbajtur peng për dy orë në fshatin Frakull.

Shkak i pengmarrjes së adoleshentit fierak pasditen e të martës ka qenë një borxh i vjetër i dhënë nga njëri prej pengmarrësve, babait të pengut.

Policia e Fierit zbuloi se pengmarrja është kryer nga dy persona.

Blutë e Fierit arrestuan me akuzën e pengmarrjes 24-vjeçarin Kujtim Metaj dhe 27-vjeçarin Erjon Malaj, që të dy banues në fshatin Frakull të Fierit.

Sipas policisë dy personat në bashkëpunim me njërin tjetrin i hoqën lirinë 15-vjeçarit dhe do të ndiqen penalisht nga Prokuroria e Fierit për veprat penale të heqjes së paligjshme të lirisë dhe kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

mit/NOA

KOMENTE