Brazil, 20 Korrik NOA - Me sa duket nuk është aspak e vërtetë që ëndërrojnë Evropën pasi si Neymar ashtu dhe Ganso, të paktën bazuar në deklaratat e tyre të fundit kanë pohuar dëshirën për të qëndruar sërish në Brazil.
“Do të qëndroj tek Santos”, - pohoi talenti 19-vjeçar i përfaqësueses braziliane për gazetarët brazilianë, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë një akord të mundshëm me skuadrën spanjolle të Real Madrid.
I të njëjtit mendim është dhe Ganso: “Nuk e di nëse ka arritur ndonjë ofertë, por mendimet e mia janë të përqendruara tek kampionati brazilian”.
r.b/NOA