English

Grabitja me armë e supermarketit, Policia: Autorët të paidentifikuar

Tiranë, 20 korrik 2011, NOA – Pas grabitjes për herë të dytë të supermarketit “Mercator” pranë Komunës së Parisit policia po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës bëhet me dije se vjedhja e supermarketit “Mercator” ndodhi mbrëmë rreth orës 21.40’, në rrugën “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Vjedhja u krye nga dy persona të maskuar, të cilët sipas dyshimeve të policisë pasi kanë hyrë brenda në supermarket, nën kërcënimin e armës kanë arritur t’i marrin rojës së supermarketit një shumë prej 100 000 lekësh.

Policia e Tiranës u vu menjëherë në kërkim të autorëve pas verifikimit të vendngjarjes.

Megjithatë emrat e dy personave ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që ata janë të lirë bashkë me shumën e parave të vjedhura.

mit/NOA

KOMENTE