English

Historia e një dyqani shqiptarësh në Rumani, 300 vjet i vizituar nga personalitete

Bukuresht, 20 korrik, NOA - "Atleti shqiptar" nuk është thjesht një dyqan ëmbëltoresh në Slatinë të Rumanisë, i cili tregton akullore apo karamele, por është i njohur si e vetmja kompani private në Rumani, e cila ka vepruar në vazhdimësi edhe gjatë regjimit komunist.

"Atleti shqiptar" është një biznes që ka zgjatur 300 vjet dhe nuk mund të goditet aspak nga kriza ekonomike me të cilën përballet vendi.

Hashim Memish, është një shqiptarët që punon në këtë dyqan mbi 50 vjet dhe që nuk i ka ngritur asnjëherë çmimet që të mos humbasë klientët.

Një filxhan salcë limon-akullore, vanilje, çokollatë apo luleshtrydhe, e karamele me arra, si edhe pijet Braga dhe Citro, janë ekskluzivitetet që ai shërben.

"Kriza është për të gjithë, por ne e kuptojmë se duhet të përshtatemi dhe ne shpresojmë se do të kemi sukses. Ne kemi klientë nga i gjithë vendi. Kur ata ndalen në rrugën drejt Slatinës, kalojnë këtu", thotë Hashim Memishi.

“E dua Rumaninë. Vlerat e gjuhës së saj dhe rumunët. Kam përshtypje të madhe për këta njerëz. Ne kemi qenë këtu të pranishëm prej 300 vitesh”, thotë ai.

Dyqani shqiptar në qytetin e vjetër, është vizituar nga shumë personalitete me kalimin e kohës. Aktorë, futbollistë, politikanë, ambasadorë dhe njerëz të zakonshëm kanë shkruar fjalë lavdërimi për nder të tij dhe kanë bërë fotografi me shqiptarët që e menaxhojnë atë.

Ion Minulescu, Nicolae Iorga, Eugen Ionescu, Amza Pellea, Nicu Constantin, Nikolae Çaushesku, Dan Puric apo George Haxhi janë vetëm disa nga ata që kanë shijuar mirësinë e gatimit dhe shërbimit shqiptar.

n.e/NOA

KOMENTE