English

Holmes dhe Suri relaksohen në pishinë

Majami, 20 Korrik NOA - Tom Cruise është ende i impenjuar në xhirimet e filmit në Majami, ndërsa Katie Holmes dhe vogëlushja Suri, për ti ndenjur sa më pranë tij, kanë fluturuar në Florida.

Në këtë vend duhet theksuar se temperaturat janë me të vërtetë shumë të larta dhe si rrjedhojë mama e bijë, kanë kaluar një ditë të tërë së bashku në ambientet e një pishine.

Nuk kanë munguar as fotografët, të cilët në objektivin e tyre kanë pasur sigurisht Kate, e cila ka ofruar një fizik tepër në formë në bikinit e saj, ndërsa në krahun tjetër e bija, është zbavitur duke luajtur me një mikeshën e saj.

r.b/NOA

KOMENTE