Korçë, 20 korrik 2011, NOA- Një vajzë e vogël është mbytur pasditen e sotme në një rezervuar në Vidohovë të Devollit.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima i përket moshës 10 vjeçare dhe se ka qenë puna intensive e polumbarëve ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të vogëlushes nga thellësia e ujit.
Ndërkaq nga ana e policisë ka nisur menjëherë puna për identifikimin e turpit të pajetë, ndërsa nuk bëhet i ditur ende identiteti i saj.
a.y/NOA