English

METE anulon pjesërisht kontratën me ACR në Bulqizë

Tiranë, 20 korrik 2011 NOA – Ministria e energjitikës anulon një pjesë të kontratës konçensionare me kompaninë austriake ACR, për shfrytëzimin e minierës së kromit në Bulqizë.

Zyrtarisht konfirmohet se METE ka vendosur të anulojë zbatimin e kontratës për zonën minerare D në Bulqizë, ndërsa shpall të pavlefshme të gjitha marrëveshjet nënkontraktore. Ky vendim erdhi pas raportit të grupit të punës të ngritur nga METE.

Pezullimi është dhënë deri në momentin e plotësimit të mangësive të kostatuara nga AKBN dhe RISHMI, për sigurinë në punë dhe kushtet e shfrytëzimit. METE shpall të pavlefshme marrëveshjet nënkontraktore që ACR ka lidhur për zonën D.

Ngritja e grupit të punës nga METE erdhi menjëherë pas nisjes së protestës së minatorëve të Bulqizës .

Ndërkohë minatorët janë vendosur sërish sot para kryeministrisë për të protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagës, uljen e moshës së pensionit, dhe përmirësimit të kushteve të sigurisë në miniera.

a.q/NOA

KOMENTE