English

Regjistrimi i popullsisë, Berisha kundër Spahiut: Kush derdh lotë është ateist që ka frikë nga Zoti

Tiranë, 20 korrik 2011 NOA – Kryeministri Berisha e ka cilësuar si akt madhor regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, që pritet të nisë në vjeshtë në vendin tonë.

Ky regjistrim ka qenë argumenti kryesor i fjaslës së kryeministrit në mbledhjen e qeverisë së kësaj të mërkure.

Berisha tha se, për herë të parë në histoinë e vendit shqiptarët regjistrohen si qytetarë të një Shqipërie që nuk është më streha e mjerimit të Evropës.

“Do të rë regjistrohen qytetart dhe pasuritë e tyre, regjistrohet Shqipëria, e cila ka shënuar arritje të mëdha.Varfëria nga 25% është ulur në 12% të. Në këto 20 vjet ardhurat për frymë u rritën 25 herë, nga 204 dollarë arritën 7 mijë dollarë”, ka deklaruar kryeministri, i cili ka renditur sukseset e këtyre viteve në ekonomi dhe jetën sociale.

Në momentin kur opozita si edhe aleanca “Kuq e Zi” e mbështetur nga nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu kundërshton regjistrimin e popullsisë, kryeministri Berisha ka siguar se të gjitha kundërshtitë bëhen vetëm për interesa personale të individëve të caktuar.

“Shtyrja e censusit për vjeshtën nuk ka lidhje me klithmat mjerane të disa individëve, të cilët për interesa personale, duan të vënë në pikëpyetje identitetin e kësaj shoqërie.

Censusi u shty vetëm për shkak të zgjedhjeve, sepse qeveritë vendore kanë përgjegjësinë kryesore”, ka sqaruar kryeministri.

“Ata të cilët derdhin lotë për kërcënimin e identitetit kanë fatkeqësinë të këne lindur pa identitet. Nuk kanë të bëjnë më shoqërinë shqiptare por janë individë të shkëputur. Ky komb nuk do vuajë kurrë për identitetin e tij.

Shqiptarët kanë qenë kur ska patur alfabete e universitete, kur kanë përjetuar pushtime barbare. Ata kanë mbetur shqiptarë edhe kur kanë fjetur për shekuj me rradhë në perandori të tjera”, ka nënvizuar Berisha në takimin e përjavshëm me kabinetin qeveritar.

Kryeministri ka vijuar më tej duke ashpërsuar kritikat ndaj atyre, që sipas kryeministrit,

derdhin lotë sepse janë njerëz me defiçencë identiteti dhe shoqëria i pranon se është shoqëri e lirë.

“Ata janë mjeranë ateistë se kanë frikë Zotin. Qytetarët duhet të ndihen krenarë për përkatësinë etnike. Ata që shfrytëzojnë karriget e larta shtetërore, përdhosin kushtetutën dhe janë më të mire se çakejtë e tyre, që fshihen pas të vegjëlve”, është shprehur kreu i qeverisë.

Kryeministri ka siguruar se regjistrimi do bëhet, por pa asnjë detyrim.

“Ai që i konsideron si një çëshje private është i lirë të mos shënojë asgjë.

Unë do t’i shënoj se jam krenar për identitetin tim dhe besimin tim fetar”, ka thënë kryeministri, ndërsa i ka bërë thirrje medias, që sipas tij të kontribuojë në një faqe të re të historisë së Shqipërisë evropiane.

a.q/NOA

KOMENTE